Studiuesit: Prejardhja e njeriut është nga peshkaqeni!

Studiuesit: Prejardhja e njeriut është nga peshkaqeni!

Nëse deri tani kemi besuar se qenia njerëzore u përftua si pasojë e evolucionit të majmunit, tashmë studiuesit kanë dalë me një tjetër hipotezë. 

Ata pretendojnë se njerëzit kanë evoluar nga një peshkaqen që ka jetuar 439 milionë vjet më parë. Shkencëtarët mendojnë se bisha e çuditshme mund të jetë paraardhësi ynë më i vjetër me nofulla. Peshku, i quajtur Fanjingshania renovata, kishte kocka dhe ishte i mbuluar me gjemba në luspat e tij.

Peshku ishte një anëtar i hershëm i gnathostomes moderne, që do të thotë “gojë-nofulla”. Ato përfshijnë dhjetëra mijëra vertebrorë të gjallë, duke filluar nga peshqit te zogjtë, zvarranikët dhe gjitarët.

Fanjingshania jetoi para ndarjes midis peshkaqenëve më të hershëm dhe peshqve të parë kockorë, një prejardhje që përfshinte edhe njerëzit. Por kockat e tij tregojnë prova të ndryshimeve që zakonisht lidhen me zhvillimin e skeletit te peshqit kockorë dhe te njerëzit, raporton The Sun.

Një nga autorët e studimit, profesori Zhu Min, i Akademisë Kineze të Shkencave në Pekin, tha: “Ky është peshku më i vjetër me nofulla me anatominë e njohur. Të dhënat e reja na lejuan të vendosim Fanjingshania në pemën familjare të vertebrorëve të hershëm dhe të fitojmë informacione shumë të nevojshme rreth hapave evolucionarë, që çojnë në origjinën e përshtatjeve të rëndësishme të vertebrorëve si nofullat dhe sistemet shqisore.”

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit