“Stuhi e fortë” brenda PD, Të besuarit e Bashës shantazhojnë Agron Shehajn: Kemi video!

“Stuhi e fortë” brenda PD, Të besuarit…

Brenda Partisë Demokratike ka plasur sherri, teksa ‘stuhitë’ në seli nuk kanë fund. Gazeta”Panorama” ka zbardhur debatin e plotë mes kryedemokratit Basha, dhe ish-rivalit të tij, Agron Shehaj dhe nënëkryetares së PD, Grida Duma dhe numrit dy Gazmend Bardhi.

DEBATI ME DYER TË MBYLLURA I ZBARDHUR NGA PANORAMA.AL

Agron Shehaj: Unë kam bërë sondazhe dhe më del 75% nuk duan Bashën. Kjo shifër ka dalë nga sondazhet që kam bërë. Si t’ia bëjmë ne me demokratët, çfarë t’u themi?

Lulzim Basha: Partia udhëhiqet dhe nuk udhëhiqet me sondazhe. Ndërkohë Partia Demokratike ka bërë sondazhet e saja profesionale që nxjerrin të pasakta ato shifra që i referoheni ju. Një Call Center nuk bën dot sondazhe politike.

Agron Shehaj: Ok, i tërheq meqë juve s’ju duken të tilla. Por mua më kanë ardhur vetë qytetarët dhe më kanë thënë që më mirë të ishe vendosur ti në krye të PD.

Lulzim Basha: Edhe një herë,  ju kam thirrur këtu që të hartojmë një strategji opozitare, një plan pune. Silluni me seriozitetin e duhur se njerëzit nuk duan të dëgjojnë pallavrat më the të thashë…

Agron Shehaj: Unë kështu di të flas. (ngre zërin). Nuk keni pse të më mësoni juve mua sesi të flas. Unë di shumë mirë të flas. Kam bërë biznes kaq vite dhe s’më mëson njeri si të flas. Çfarë jam unë këtu, s’jam as nxënës as student që të më mësoni se si të flas. Kush je ti që më tregon mua edukatën.  (Kërkoj ndjesë vetëm për tonin e lartë të zërit!)

Grida Duma: Kryetar, ju që e moderoni këtë mbledhje të jemi të qartë se nuk kemi as kohë dhe as arsye pse të humbasim kohë. Sepse më mirë shkojmë dhe e harxhojmë kohën me demokratët sesa të me debate i thash e më tha, mes nesh. Në këtë moment kritik është e patolerueshme për askënd që të mundohet të shfrytëzoj situatën për protagonizma personale. Kur kryetari i partisë mundohet të ruaj ekuilibrat brenda në parti s’ka të drejtë askush tjetër që të mundohet të shfrytëzoj situatën për protagonizma personale. Sa të humbim minutat për gjerat shumë të qarta secili nga ne të jap alternativën nëse jo të dëgjoj udhëzimet.

Agron Shehaj: E ke me mua ti këtë? ( ngre sërish zërin)

Grida Duma: Me ty jo e jo sepse për mua je asgjë!

Agron Shehaj: Jam unë asgjë?

Grida Duma: Po, sepse një njeri që për protagonizmin e vet personal, ka përdor lekët  për të blerë vota për kryetar duke përdorur më llumin e shoqërisë, meriton që ti them këto që po them, që je një hiç. Politika nuk është biznes. Leje pastaj meritokracinë dhe sa i njeh ti demokratët që s’ke lidhje fare.  Se je akoma te situata që demokratët të kanë dhënë dhe ti i ke marrë dhe nuk mund të bësh sikur e njeh partinë. Duhet të mësosh akoma.

Agron Shehaj: Unë s’kam përdor askënd se unë nuk e dija se kush ishin ata që më kishin ardhur në fushatë.

Grida Duma: Ti e di shumë mirë edhe e vërteta të bën kaq keq.

Agron Shehaj: Kjo është gënjeshtër…

Isa Sakja: Ky është turp që po bën ti. Unë kam prova filmike dhe fizike për ty ku ke përdor lekët me çunin e tezes tënde dhe me llumin që ke përdor për të ndërhyrë në fushatë brenda partisë. Turpin që ke bërë ti se ka bërë askush në Partinë Demokratike që të fus lekët për të blerë garën e brendshme dhe të përdor njerëzit që na kanë qenë kundër në fushatë. Ke shku në lokalet e tyre që dihen qartë se kush janë.

Agron Shehaj revoltohet: Kjo është gënjeshtër, është gënjeshtër. Unë nuk rri më në këtë mbledhje ku më cenohet e drejta e fjalës. Po më akuzoni…

Gazment Bardhi: Ka video të tuat ndaj mos aktro këtu. Kemi video ndaj po aktron këtu.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit