Stuhia godet Tropojën, pisha gjigante shembet mbi kullën historike në Padesh

Stuhia godet Tropojën, pisha gjigante shembet mbi…

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme të shumta në zona të ndryshme të Tropojë, me përmbytje dhe rrëshqitje dherash.

Por në fshatin Padesh era e fortë ka bërë që një pishë gjigante të rrëzojet mbi një kullë të vjetër prej guri, duke i shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Familjarët shprehen se kjo kullë mbart vlera të veçanta historike dhe kombëtare, pasi në të kanë vrojtuar ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Ajo nuk është thjesht një ndërtesë e vjetër, por një dëshmi e historisë, traditës dhe kujtesës së zonës.

Dëmtimi i saj ka shkaktuar trishtim, pasi bëhet fjalë për një pjesë të trashëgimisë historike të Tropojës, e cila duhet ruajtur dhe përcjellë te brezat e ardhshëm.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit