Sudan/ Mostrat infektive të kolerës dhe fruthit janë në duart e luftëtarëve

Sudan/ Mostrat infektive të kolerës dhe fruthit…

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ngitur alarmin se ekziston një “rrezik i lartë kërcënimi biologjik” në Khartoum, pasi një nga dy palët ndërluftuese në Sudan ka kapur laboratorin e Organizatës, i cili përmban patogjenë të fruthit dhe kolerës. 

Duke folur me gazetarët në Gjenevë përmes video-telefonatës nga Sudani, Nima Saeed Abid i OBSH-së tha se teknikët nuk kishin më akses në Laboratorin Kombëtar të Shëndetit Publik për të siguruar materialet.

Nuk ka asnjë mundësi për të hyrë në laborator, i cili përmban material biologjik dhe substanca të rrezikshme”, siç shpjegoi ai, duke refuzuar të specifikojë, se cila palë e ka marrë objektin.

Luftimet midis Forcave të Armatosura sudaneze dhe paraushtarakëve të Forcave të Mbështetjes së Shpejtë (RSF) shpërthyen më 15 prill dhe kanë vrarë të paktën 459 persona dhe kanë plagosur 4,072, sipas shifrave të fundit të OBSH-së.

Luftimet kanë paralizuar spitalet dhe shërbimet e tjera thelbësore dhe kanë lënë shumë të bllokuar në shtëpitë e tyre, me furnizime të pakta ushqimi dhe uji.

Agjencia humanitare e Kombeve të Bashkuara (OCHA) është detyruar të pezullojë disa nga aktivitetet e saj në pjesë të Sudanit për shkak të luftimeve. Të paktën pesë punonjës të ndihmës janë vrarë që nga shpërthimi i luftimeve dhe dy agjencitë e OKB-së që humbën stafin, Organizata Ndërkombëtare për Migracionin dhe Programi Botëror i Ushqimit, kanë pezulluar operacionet e tyre.ç

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit