Sudan/ Të paktën 185 të vdekur dhe 1,800 të plagosur në luftime

Sudan/ Të paktën 185 të vdekur dhe…

Të paktën 185 njerëz janë vrarë dhe 1,800 civilë dhe militantë janë plagosur në tre ditët e fundit në përleshjet midis forcave të dy gjeneralëve rivalë që luftojnë për pushtet në Sudan.

Situata është shumë e vështirë. Është e vështirë të matet se sa po rëndohet bilanci”, tha kreu i misionit të OKB-së në vend, Volker Pertes, duke folur me gazetarët në Nju Jork përmes telekonferencës.

Dy palët ndërluftuese nuk japin përshtypjen se duan një ndërmjetësim për paqen në këtë moment”, shtoi kreu i UNITAMS, duke theksuar se misionet e ndihmës humanitare në Sudan nuk mund të vazhdojnë në rrethanat aktuale.

Pak më parë Shtëpia e Bardhë bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Sudan, duke sqaruar se zyrtarët amerikanë janë në kontakt me drejtuesit ushtarakë të vendit.

Na vjen keq për përshkallëzimin e dhunës në Khartoum dhe zona të tjera të Sudanit. Ne bëjmë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe të pakushtëzuar midis Forcave të Armatosura sudaneze dhe Forcave të Mbështetjes së Shpejtë”, tha një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit