Suedia bën një tjetër hap drejt normalizimit, heq të gjitha masat anti-Covid19

Suedia bën një tjetër hap drejt normalizimit,…

Covid-19 ka shkaktuar dëme të mëdha në ekonomi, teksa ndryshoi dhe mënyrën e jetesës dhe regjistroi shumë viktima. Por në Suedi, ka nisur rikuperimi, teksa ky shtet bëri një hap tjetër drejt normalizimit të jetës së përditshme të qytetarëve të saj, duke hequr nga 1 nëntori detyrimin për të testuar për koronavirusin për të gjithë personat e vaksinuar plotësisht, për personat që kanë kontraktuar kohët e fundit COVID-19 dhe fëmijët deri në moshën gjashtë vjeç.

Këtë e ka bërë të ditur Instituti Suedez i Shëndetit Publik, I cili përmes një konference për shtyp, tha se kategoritë e përmendura të qytetarëve thjesht duhet të qëndrojnë në shtëpi derisa të shërohen në rast simptomash. Ata mund të kthehen në punë, kolegje ose shkolla pa bërë testin anticovid.

Karin Tegmark Wisell:

Për ata që nuk janë vaksinuar kundër COVID-19, ekziston ende një detyrim për t’u testuar në rast simptomash. E njëjta vlen edhe për kontaktet e personave të tillë, punonjësve të shtëpive të pleqve, punonjësve të kujdesit shëndetësor dhe të gjithë udhëtarëve që hyjnë në Suedi nga kontinenti evropian.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit