Sukth/ Makina përplaset me motorin, përfundon në spital 21-vjeçari

Sukth/ Makina përplaset me motorin, përfundon në…

Një i ri është aksidentuar rëndë mbrëmjen e sotme në Sukth të Durrësit.

Sipas policisë vendore, aksidenti ndodhi rreth orës 20:25, në fshatin Kullë të Sukthit.

Automjeti i drejtuar nga një 48-vjeçar është përplasur me një motor që drejtohej nga një 21-vjeçar, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Drejtuesi i automjetit i identifikuar si shtetasi B. H, është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të  aksidentit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit