Sulçebe: Infektimet në Tiranë rriten me 6% çdo muaj

Sulçebe: Infektimet në Tiranë rriten me 6%…

Mjeku imunolog Genc Sulçebe në një intervistë ka folur për rastet e reja me Covid-19, ku është shpreur se rritja e rasteve ka ardhur për shkak të disa faktorëve, që nisin me kushtet e motit, ulja e temperaturave, mosmbajtja e maskave në ambiente të mbyllura, apo edhe grumbullimet.

Duke iu referuar qytetit të Tiranës ai u shpreh se shifrat e të infektuarve rriten me 5-6 përqind çdo muaj, dhe duke patur parasysh këto shifra, deri në fund të qershorit imuniteti i tufës mund të rritet deri në 85 përqind. Ndërsa përsa i përket rangut vendor, ai tha se ndodhemi shumë larg imunitetit të tufës.

“Duket se ritmi të paktën në Tiranë i përshpejtimit të përhapjes së infeksionit shkon në rreth 5-6 përqind në muaj. Domethënë që nëse tani janë  40 përqind që e kanë kaluar infeksionin, atëherë nëse jemi me këto ritme rreth 5-6 përqind në muaj i bie që imuniteti i tufës që aktualisht është më i lartë se në fillim. Me këto ritme nëse vazhdon kështu mund të themi se në fund të qershorit duhet ta arrijmë imunitetin e tufës.“, u shpreh ai për “abc-ja e mëngjesit”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit