
Një person i njohur me nofkën ‘Ciprra’ është në kërkim nga policia e Kosovës. Ky person, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur ka plagosur mbrëmjen e djeshme dy persona në qendër të Podujevës.
Pasi plagosi dy persona në rrugën ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë ai qëlloi me armë zjarri edhe në drejtim të policisë.
I dyshuari për sulmin thuhet se ka pak muaj që ka lënë qelinë e burgut. Ai gjithashtu akuzohet për një tjetër sulm me armë në Podujevë, ngjarje që ka ndodhur gjatë verës.
Operacioni për kapjen e tij vijon nga policia./Dosja.al