Sulm me thikë në një qendër tregtare në Francë, plagosen rëndë 2 persona

Sulm me thikë në një qendër tregtare…

Gjatë pasdites së sotme, një ngjarje e rëndë është shënuar në një qendër tregtare në afërsi të kryeqytetit francez Parisit.

Nga raportimet e mediave vendase, një person, ka plagosur me thikë dy të tjerë në gjoks.

Autori i sulmit është arrestuar, ndërsa motivet që e dërguan të kryente plagosjen ende nuk dihet.

Të dy viktimat, ndodhen në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore. Për të neutralizuar autorin, kanë ndërhyrë dy oficerë policie, të cilët në ato momente kanë qenë jashtë shërbimit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit