Sulm me thikë në një stacion hekurudhor në Paris, plagosen 3 persona

Sulm me thikë në një stacion hekurudhor…

Një sulm me thika është regjistruar në stacionin hekurudhor Gare de Lyon në Paris. Tre persona janë plagosur, teksa sipas policisë i dyshuari është arrestuar.

Bëhet e ditur se dy prej të plagosurve kanë pësuar plagë të lehta, ndërsa personi i tretë është plagosur më rëndë, por nuk është në rrezik për jetën.

Ndërkohë policia bën me dije se autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë kombësia e të cilit nuk u zbulua, kreu sulmin me thikë rreth orës 8 të mëngjesit në Gare de Lyon, i cili u shërben trenave vendas, si dhe atyre që shkojnë në Zvicër dhe Itali.

“I dyshuari nuk bërtiti [asnjë slogan fetar] gjatë sulmit të tij”, tha një burim policor.

“Ai i tregoi policisë një patentë shoferi italian. Zona në stacionin midis sallave një dhe tre u mbyll përkohësisht”, tha operatori hekurudhor SNCF në X.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit