Sulm terrorist në Australi, vriten 6 persona

Sulm terrorist në Australi, vriten 6 persona

Të paktën 6 persona u vranë, pas një sulmi me thikë në një qendër tregtare në Sydney të Australisë. Një video e postuar në rrjet dhe që është menjëherë virale, shihet një person i cili i del përpara agresorit, duke u përpjekur ta ndalojë.

Ai tashmë konsiderohet një hero pasi duke bllokuar autorin ka shpëtuar qindra jetë. Ndërkohë, sulmuesi është qëlluar për vdekje nga policia e armatosur.

Policia thotë se nuk ka asnjë motiv të qartë në lidhje me sulmuesin që ka vrarë pesë persona dhe ka plagosur disa të tjerë. Ndihmës komisioneri Anthony Cooke tha se sulmuesi kishte qenë në qendër, u largua, pastaj u kthye, në atë moment filloi të godiste me thikë njerëzit në qendër.

Nuk ka asgjë që ne dimë në vendin e ngjarjes që do të tregonte ndonjë motiv apo ndonjë ideologji.”

I pyetur nga një gazetar nëse policia po përjashtonte terrorizmin, Cooke tha: “Nuk përjashtojmë asgjë.”

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit