Sulm terrorist në Rusi, ISIS merr përgjegjësinë, Putin "kyç" gojën

Sulm terrorist në Rusi, ISIS merr përgjegjësinë,…

Të paktën 60 persona mbetën të vdekur, mes tyre edhe fëmijë pas sulmit të tmerrshëm terrorist që ndodhi këtë të premre në Crocus City Hall, një sallë gjigande ku mbahen koncerte, në periferi të Moskës. Ky cilësohet të jetë si sulmi me më shumë viktima në Rusi, për gati 20 vjet. Në vendin e ngjarjes, ku të plagosur kanë mbetur më shumë se 100 persona që ishin të pranishëm në sallë, hetuesit kanë punuar gjatë gjithë natës për të mbledhur prova, duke përfshirë armët dhe municionet e braktisura nga autorët.

Sa i përket sulmuesve, zyrtarët rusë kanë thënë shumë pak informacione ndërsa janë ende në kërkim të tyre. Kujtojmë se pas ngjarjes, Shtetit Islamik ka marrë përsipër përgjegjësinë e sulmit. Sakaq, presidenti Vladimir Putin nuk ka bërë ende asnjë koment publik mbi sulmin.

Shtetet e Bashkuara thonë se nuk ka asnjë arsye për të dyshuar në këtë pretendim, ndërsa shtoi se e kishte paralajmëruar Rusinë për një sulm të mundshëm ndaj “mbledhjeve të mëdha” në Moskë në fillim të këtij muaji.

Ukraina ka mohuar çdo përfshirje me këtë ngjarje të rëndë. Pas ngjarjes, siguria në Rusi është forcuar ndërsa garda kombëtare është vënë në gatishmëri.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit