Sulme raketore në Kiev, Zelensky: Rusia do të mbajë përgjegjësi

Sulme raketore në Kiev, Zelensky: Rusia do…

Mëngjesin e sotëm Kievi është zgjuar nga zhurmat e shpërthimeve. Kryetari i Bashkisë Vitali Klitschko është shprehur se objektivi ishte një objekt i infrastrukturës kritike në rrethin Desnianskyi.

Me raketa janë goditur edhe qytete të tjera si Kharkiv, Mykolaiv e Dnipro. Mësohet se deri tani është raportuar vetëm një viktimë.

Presidenti i Ukrainës i është përgjigjur sulmeve ruse të mëngjesit të sotëm në qytetet ukrainase. Ai tha se Rusia do të mbajë përgjegjësi për këto sulme.

“Ukraina është nën zjarrin e pushtuesve. Ata vazhdojnë të bëjnë atë që bëjnë më së miri, terrorizojnë dhe vrasin civilë. Në Mykolaiv, armiku shkatërroi një ndërtesë banimi me raketa S-300. Një person ka vdekur.

Sulme ka pasur edhe te tregu i luleve, parku i gështenjave. Pyes veten se çfarë po luftonin terroristët rusë në këto objekte absolutisht paqësore? Shteti terrorist nuk do të ndryshojë asgjë për vete me veprime të tilla. Ai vetëm do të konfirmojë thelbin e saj shkatërrues dhe vrasës, për të cilin sigurisht që do të mbajë përgjegjësi”, shkroi Zelensky në Telegram.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit