Sulme terroriste, eksperti tregon 3 shtetet që mund të sulmojnë Shqipërinë

Sulme terroriste, eksperti tregon 3 shtetet që…

Disa ditë më parë gjatë një sulmi në Stamboll mbetën të vrarë 6 persona dhebu plagosën 81 të tjerë. Eksperti për sigurinë dhe kriminsalistikën, Ervin Karamuço ka treguar se nga cilët shtetet nga të cilat Shqipërisë mund t’i vijnë sulme terroriste.

Ai shprehet se një rrezik për vendin tonë janë kurdët që mund të sulmojnë si shenjë hakmarrjeje për shkak të marrëdhënieve të mira që kemi me Turqinë.

Pas kurdëve, një rrezik mund të na vijnë nga Siria e Bashar Al Asad. Në vend tretë por që përbëjnë edhe me tepër rrezik, eksperti renditi Iranin. Ai shtoi se Irani ka realizuar 3 atentate të dështuar kundër kryegjyshatës Botërore të bektashinjve.

“Tre janë skenarët e mundshëm që ne na përfshijnë sulmet terroriste. Të parët janë Kurdët. Marrëdhëniet e mira që ne kemi me Turqinë, e cila lidhet edhe me ekstradimin e shtetasve kurdë që ka në vendin tonë.

E dyta është me Bashar Al Asadin, edhe ata mund të bëjnë diçka. E treta rreziku më i madh është Irani. Irani gjithmonë ngarkon të tjerët. Janë 3 atentate të dështuar kundër kryegjyshatës Botërore të bektashinjve.”, tha eksperti.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit