Sulmet kibernetike, sa para harxhon Rama me Lali Lekun për të mbyllur një faqe webi?

Sulmet kibernetike, sa para harxhon Rama me…

Qeveria dhe pushteti i pozicionuar për 8 vite në krahun e majtë ka treguar se nuk i pëlqen aspak kritikat. Nëse një media online shkruan mbi aferat korruptive , mashtrimet elektorale, korrupsionin apo krimin, atëherë pushtetarët kanë njëmijë e një forma për të bërë të mundur heshtjen e një zëri kundër.

Shpesh shumë faqe kritike të qeverisë së socialistëve janë sulmuar, hakeruar e madje mbyllur me urdhër nga lart. Por gjithë kjo përpjekje nuk është pa kosto dhe me një të rënë të lapsit. Ekspertët thonë se sulme të tilla kushtojnë nga 150 deri në 300 mijë euro. Vallë ku i gjejnë kaq para me aq media online që kanë sulmuar?!

Sulmet gjigande ndaj portaleve kritike të qeverisë, kushtojnë deri 300 mijë euro. Shumë informacione që janë në portale zhduken, kur janë kritike ndaj qeverisë sidomos, pasi janë hakera të përgatitur dhe këto hakërime janë me kosto të lartë.

“Këto sulme shkojnë nga 150 mijë deri 300 mijë euro. Po sulmohen edhe faqe kritike ndaj qeverisë, që janë thuajse anonime, që nuk kanë shumë klikime. Derisa një grup i caktuar është i aftë që të japë kaq para për hakërim, i bie që është temë e nxehtë që po flitet.

Është shumë e vështirë që të kapet autori apo të zbulohet organizata që qëndron pas sulmeve të tilla. Kolegët më njoftojnë se janë shumë faqe kritike ndaj qeverisë edhe aktualisht nën sulm, por për fat të mirë kemi specialistë të mirë në mbajtjen e faqeve e ndaj faqet po mbahen në këmbë”- tha për Syri Tv Besmir Semanaj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit