Sulmet me raketa në Ukrainë, Zelensky: Rusët po përpiqen të na zhdukin nga faqja e dheut

Sulmet me raketa në Ukrainë, Zelensky: Rusët…

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka reaguar pas sulmeve të ndodhura mëngjesin e sotëm në Kiev.
Ai është shprehur se Rusia po përpiqet të shkatërrojë Umrainën.

Më tej, ai shton se vendi është në alarm pasi forcat ruse po vazhdojnë të godasin vendin.

Zelensky shprehet se ka te vdekur dhe të plagosur nga sulmet dhe i bën thirrje qytetarëve që të mos largohet nga strehimoret.

“Ata po përpiqen të na shkatërrojnë dhe të na zhdukin nga faqja e dheut. Ata po vrasin njerëzit që po flenë në shtëpi në Zaporizhzhia. Po vrasin njerëzit që shkojnë për të punuar në Dnipro dhe Kiev. Ukraina është në alarm. Forcat ruse vazhdojnë të godasin me raketa. Fatkeqësisht ka të vdekur dhe të plagosur. Ju lutemi mos u largoni nga strehimoret. Kujdesuni për veten dhe të dashurit tuaj. Të vazhdojmë të qëndrojmë të fortë”, tha Zelensky.

Mesazhi u shoqërua me një video që tregon pasojat e sulmeve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit