
Mëngjesin e sotëm Kievi është zgjuar nga zhurmat e shpërthimeve. Këto shpërthime erdhën disa orë pasi Putin akuzoi “akuzoi” forcat ukrainase se shkaktuan shpërthimin në urën e Krimesë.
Dyshohet se deri tani nga shpërthimet kanë mbetur të vdekur 5 persona.
Anton Gerashchenko, një këshilltar i Ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës, tha se gjithashtu se 12 persona u plagosën nga sulmet.
“Të gjithë ata janë civilë që ishin duke drejtuar makinën ose duke ecur në qendër të Kievit”, shkroi Gerashchenko në Twitter.