Sulmet në Kiev, janë lëshuar 75 raketa

Sulmet në Kiev, janë lëshuar 75 raketa

Shefi ushtarak i Ukrainës thotë se 75 raketa janë lëshuar deri më tani në valën e sulmeve të mëngjesit të sotëm.

Gjenerali Valerii Zaluzhnyi shkruan në Twitter se 41 prej tyre u neutralizuan nga mbrojtja ajrore.

BBC shkruan se gazetarët në terren kanë parë dhe dëgjuar disa sulme në Kiev këtë mëngjes, por raporte për shumë shpërthime të tjera vijnë nga qytete të tjera anembanë vendit.

Sulmet erdhën disa orë pasi Vladimir Putin “akuzoi” forcat ukrainase se shkaktuan shpërthimin në urën e Krimesë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky është shprehur se Rusia po përpiqet të shkatërrojë Ukrainën.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit