Sulmet ruse në Ukrainë, Zelensky: Ne mbajmë kontrollin në qytetet e Donetskut

Sulmet ruse në Ukrainë, Zelensky: Ne mbajmë…

Ukraina ka në kontroll qytetin e rëndësishëm strategjik të Bakhmut në rajonin e Donetskut, pavarësisht sulmeve të përsëritura ruse, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Ai u shpreh se situata në Donbass mbetet shumë e vështirë. Zelensky gjatë një video mesazhi tha se raketat ruse dhe dronët vazhdojnë të godasin qytetet e Ukrainës, duke përhapur vdekje dhe shkatërrim.

Ai tha se përparimi nga forcat e Kievit mund të ngadalësohet. Zelensky shtoi se, vështirësitë më të mëdha ndodhen në drejtim të Bakhmutit.

Luftimet vazhdojnë të pandërprera në provincat lindore të Donetsk dhe Luhansk, të cilat përbëjnë rajonin më të madh industrial të Donbasit, në kufi me Rusinë.Forcat ruse janë përpjekur vazhdimisht të kapin Bakhmutin, i cili ndodhet në një rrugë kryesore që çon në qytetet Sloviansk dhe Kramatorsk. Luftimet vazhdojnë në zona të ndryshme të frontit. Situata mbetet shumë e vështirë në rajonet Donetsk dhe Luhansk dhe vështirësitë më të mëdha ndodhen në drejtim të Bakhmutit, si në ditët e mëparshme. Ne mbajmë pozicionet tona”, tha presidenti i Ukrainës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit