Sulmet terroriste në Banjskë, NATO pozicionon 200 trupa në Kosovë

Sulmet terroriste në Banjskë, NATO pozicionon 200…

Pas sulmeve terroriste të serbëve në veri të Kosovës, NATO njoftoi se 200 ushtarë britanikë kanë mbërritur si përforcim. Misioni paqeruajtës kërkon të rrisi vigjilencën përballë dëshirës serbe për të shtri rrënjë në drejt Kosovës, madje duke kërcënuar dhe me luftë civile. Një grup prej 30-40 personash sulmuan Policinë e Kosovës duke lënë të vdekur policin Afrim Binjakun, e më pas morën nën kontroll godinat e një manastiri.

Artileria e rëndë e lënë pas nga mercenarët serbë, bëri që Kosova dhe aleatët e saj të ngrenë alarmin për sigurinë teritoriale. Dukshëm dhe në mënyrë të përsëritur, grupe terroriste kanë krijuar tensione në veri të Kosovës, teksa rasti i fundit ishte edhe më shqetësuesi sa i përket sigurisë.
“Zhvendosja e trupave është një hap i matur për t’u siguruar se KFOR-i i ka forcat që i nevojiten për ta përmbushur mandatin e saj të OKB-së për ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe për ta siguruar lëvijen e lirë për të gjithë njerëzit në Kosovë”, tha NATO-ja në një njoftim për media

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit