Sulmi me armë ndaj godinës së kompanisë farmaceutike CFO Pharma, në pronësi të biznesmenit Nadir Çausholli, ka sjellë zhvillime të reja në hetime.
Përveç pistës së konkurrencës, grupi hetimor po shqyrton edhe një tjetër mundësi lidhur me motivet e sulmit.
Dyshimet paraprake janë se gjatë periudhës 2019-2022, Çausholli mund të ketë qenë i përfshirë në aktivitetin e dhënies dhe marrjes së parave me fajde. Megjithatë, ai ka zgjedhur të mos bashkëpunojë me autoritetet, duke mos dhënë asnjë informacion që mund të ndihmojë në identifikimin e autorëve ose porositësve të sulmit.
Hetuesit dyshojnë se ekzekutorët janë paguar nga palë të treta për të kryer sulmin. Deri më tani, pamjet e kamerave të sigurisë nuk kanë dhënë ndonjë provë të vlefshme, pasi makina e përdorur nga autorët nuk është identifikuar qartë.