Sulmi i 24 shtatorit në Banjskë, Vuçiç: U takova tre netë rresht me Radoiçiç para ngjarjes

Sulmi i 24 shtatorit në Banjskë, Vuçiç:…

Mbrëmjen e 5 shkurtit, presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka pranuar në një intervistë televizive se 3 netë përpara se të ndodhte sulmi në Banjskë është takuar me Milan Radoiçiç. Ky I fundit është personi kryesor që ka pranuar që ka organizuar sulmin e 24 shtatorit ku mbeti i vrarë një efektivi, Afrim Bunjaku.

Vuçiç gjatë intervistës në TV Happy tha se në takim nuk ishte vetëm Radoiçiç por Slavko Simiç dhe disa djem te tjerë.

“Unë tri net kam pasur takim me ata, aty ishin Radoiçiç e Simiç edhe nja dhjetë burra tjerë. Më thanë në fytyrë se nuk ju besojnë as amerikanëve as evropianëve, ndërsa unë ju thashë se më duhet të ju besoj se nuk kam kujt tjetër sepse nuk kam askënd në terren. Ata (amerikanët e evropianët) garantuan se shqiptarët nuk do arrestojnë askënd nga barrikadat. Pas tre muajve nisën arrestimet, mund të kuptoni telashet,” tha Vuçiç.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit