Sulmi me bombë në Stamboll, momenti i arrestimit të personit të dyshuar

Sulmi me bombë në Stamboll, momenti i…

Nga shpërthimi i fuqishëm i ndodhur ditën e djeshme në Turqi. Shpërthimi vdekjeprurës shkaktoi dëme të mëdha si dhe u lënduan 53 persona dhe humbën jetën 6 persona.

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu deklaroi se personi që hodhi bombën në rrugën Beyoğlu Istiklal u ndalua nga Departamenti i Policisë së Stambollit. Soylu tha se nga hetimet fillestare treguan se militantët kurdë ishin përgjegjës për shpërthimin vdekjeprurës.

“Personi që vendosi bombën është arrestuar”, tha Soylu në një deklaratë gjatë natës të transmetuar nga agjencia zyrtare Anadolu dhe stacionet televizive lokale.

“Sipas gjetjeve tona, organizata terroriste PKK është përgjegjës. Janë arrestuar edhe 21 të dyshuar të tjerë”, ka shtuar ai.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit