Sulmi më i rëndë kibernetik/ Hakerat rusë godasin prokurorët në SHBA

Sulmi më i rëndë kibernetik/ Hakerat rusë…

Thuajse 30 prokurorë të rëndësishëm në SHBA ranë pre e sulmeve kibernetike. Departamenti i Drejtësisë tha se hakerat kanë vjedhur llogaritë e tyre të emailit.

Sulmi erdhi vitin e kaluar nga një softuer i quajtur SolarWinds. SHBA thotë se pas këtij sulmi qëndron Rusia.

Sulmi ka shtuar frikën se hakerat mund të kenë akses në informacion të rëndësishëm, përfshi këtu edhe emra informatorësh.

“Është shumë serioze,” tha për BBC Gil Soffer, një ish-prokuror federal. “Emailet e prokurorëve përmbajnë informacione shumë të ndjeshme, shumë konfidenciale dhe shpesh shumë sekrete”, tha ai.

Sulmi i vitit të shkuar shënjestroi të paktën 18 mijë kompjutera publikë dhe privatë të qeverisë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit