Sulmi me kallashnikov i autobusit në Kosovë | Eksperti: Shënjestër e autorit ishte shoferi

Sulmi me kallashnikov i autobusit në Kosovë…

Para pak kohësh u regjistrua një ngjarje tragjike në Gllogjan, ku pas një sulmi me kallashnikov drejt autobusit me nxënës u regjistruan 3 viktima, dy nxënësit Ledion Hamzaj, 16 vjeç dhe Gentiana Mustafaj, 17 vjeç si edhe shoferi i autobusit Gani Gjokaj. Pas kësaj tragjedie, ka ardhur reagimi i ekspertit të sigurisë, Agim Musliu. I ftuar në Klan Kosova, Musliu u shpreh se objekt i sulmit ka qenë shoferi i autobusit, ndërsa shtoi se  vrasësi mund të ketë pasur dhe një ndihmës.

Eksperti i sigurisw:

Pa marrë parasysh asnjë krim nuk mund të jetë i përkryer dhe i planifikuar në mënyrë të përkryer. Mendoj që në bazë të asaj që kemi parë nga mediat në vend të ngjarjes ose në ballinën e autobusit ku është xhami më i madh, vrasësi ka pikasur shoferin e autobusit, por i kanë ikur edhe dy plumba anash. Me ata dy plumba që është gjuajtur shoferi janë vrarë edhe dy të rinjtë tragjikisht. Në fotografi mund të shihni që rreth shoferit është një rreth koncentrik prej pesë plumbave dhe targeti primar i vrasësit ka qenë shoferi. Ne mund të flasim edhe për motivin e tij dhe të paragjykojmë, por derisa të gjendet vrasësi dhe të përcaktohet motivi, nuk mund të dimë pse janë vrarë këta njerëz në një vend të banuar. Për çudi, është mungesë e besimit ndoshta tek organet e policisë dhe ndjekjes. Askush nuk di asgjë që është e pamundur në një krim ose vrasje. Vrasësi ose porositësi është gjithmonë afër. Nuk mund të jetë jashtë rrethit të parë të të vrarëve. Rrethi i parë është që është shumë afër atyre që janë vrarë, mund të jetë fqinji, kushëri, mik ose i njohur, por aty diku është s’mund të jetë jashtë atij rrethi vrasësi ose porositësi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit