Sulmi me kallashnikov në Gllogjan, lirohet i dyshuari i ngjarjes ku vdiqën dy nxënës dhe shoferi

Sulmi me kallashnikov në Gllogjan, lirohet i…

Në datën 26 nëntor në Gllogjan të Deçanit u regjistrua një ngjarje tragjike që la pas 3 viktima. Bëhet fjalë për atentatin me armë ndaj autobusit të shkollës, ku mbetën të vdekur dy nxënës Ledjon Hamzaj dhe Gentjana Mustafaj dhe shoferi i autobusit Gani Gjokaj. Ngjarja solli arrestimin e 3 personave. Por mësohet se personat e prangosur kanë përfituar masë më të lehtë sigurie. Bëhet e ditur se Malsor Mehmetajt i është zëvendësuar masa e paraburgimit me atë të arrestit shtëpiak, ndërsa babai i tij Halil dhe vëllai Kreshnik do të vazhdojnë të jenë në edhe për dy muaj. Të tre u arrestuan në dhjetor të vitit 2021, nën dyshimet për vrasjen e trefishtë që ndodhi më 26 nëntor në Gllogjan të Deçanit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit