Sulmi me raketa ruse në Zaporizhzhia, nëntë persona humbin jetën

Sulmi me raketa ruse në Zaporizhzhia, nëntë…

Ka shkuar në nëntë numri i të vdekurve nga bombardimet ruse në një ndërtesë banimi në rajonin juglindor të Ukrainës.

Fotot e postuara pas sulmit nga Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës treguan dhjetëra shpëtimtarë që punonin në vendngjarje.

Që nga mëngjesi i sotëm u gjetën 2 të vdekur të tjerë në Vilniansk, tha në Telegram Kyrylo Tymoshenko, nënkryetari i zyrës së Presidentit Volodymyr Zelensky.

Ai tha se rusët vendosen granata në shtëpitë e tyre. “Kështu, 9 të vdekur tashmë janë gjetur si rezultat i raketave të terroristëve rusë që granatuan ndërtesat e banimit dje“, tha ai.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit