Sulmi ndaj TCH, Eksperti jep detaje: Godina u vëzhgua për dy javë

Sulmi ndaj TCH, Eksperti jep detaje: Godina…

Sipas ekspertit të kriminalistikës Ervin Karamuço ,godina e televizionit është vëzhguar për dy javë përpara se të kryhej sulmi.
Teksa ka folur për sulmin terrorist të bërë ndaj Top Channel ditën e hënë ai theksoi se e gjithë ngjarja ka qenë një plan i mirëfilltë.

“Kanë një tjetër nëngrup të tyrin që bën rikonicjon. Përshembull godina e Top Channel, me aq sa shikoja unë e atë që analizonim, duhet të jetë marrë nën vëzhgm për dy javë nga persona të caktuar për të parë sa roje janë. Është bërë një plan i mirëfilltë. Këta janë gati në çdo moment, presin vetëm një porosi dhe sa është çmimi i saj. Paguhet me këste ose jo, varet si e vendosin, janë aktivë. Këta mund të paguhen qoftë për një individ, qoftë për një institucion provat, por edhe nesër për një institucion shtetëror”, tha eksperti.


Sulmi ndodhi më 27 Mars ku tre persona qëlluan me breshëri plumbash në drejtim të televizionit “Top Channel”, si pasojë e plumbave fatkeqësisht mbeti i vdekur roja, Pal Kola.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit