Sulmi në Moskë, 100 persona ende të zhdukur, mes viktimave edhe fëmijë

Sulmi në Moskë, 100 persona ende të…

Hetuesit rusë njoftuan sot se kanë marrë 143 raportime për persona të zhdukur që nga sulmi i së premtes së kaluar në Moskë.

Komisioni Hetimor në një deklaratë thotë se deri më tani janë identifikuar 84 trupa, mes të cilëve edhe pesë fëmijë nga mosha 9 deri në 16 vjeç. Ai tregon se janë duke u bërë analiza për të përcaktuar identitetin e viktimave të mbetura. Ndërkohë, një gazetë ruse raportoi se të paktën 95 persona mbeten të zhdukur pas sulmit të javës së kaluar pranë Moskës.

Numri zyrtar nga sulmi në Bashkinë e Crocus tani është 140 të vdekur dhe 182 të plagosur. Por media Baza, e cila ka kontakte të mira me shërbimet ruse të sigurisë dhe zbatimit të ligjit, shkruan se 95 persona të tjerë figurojnë në listat e përpiluara nga shërbimet e urgjencës bazuar në thirrjet e qytetarëve për të afërmit e zhdukur.

Këto lista përfshijnë persona, të afërmit e të cilëve nuk kanë mundur të kontaktojnë pas sulmit terrorist, por që nuk janë në listën e të vdekurve apo të plagosurve”, shkruan Baza. “Disa nga këta persona kanë vdekur, por ende nuk janë identifikuar”.

Hetuesit rusë thanë se sulmi u krye nga katër persona të armatosur që përdorën pushkë sulmi kallashnikov. Në vendngjarje u gjetën më shumë se 500 gëzhoja.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit