Sulmi në një faltore në Iran, raportohen 13 viktima

Sulmi në një faltore në Iran, raportohen…

Një sulm ka ndodhur në mauzoleumin Shah Cheragh në qytetin iranian Shiraz, ku mbetën të vrarë 13 persona. Sipas raportimeve, tre sulmues kanë hapur zjarr ndaj pelegrinëve dhe stafit në hyrje të këtij tempulli të myslimanëve.

Mësohet se policia ka arrestuar dy persona. Media shtetërore pretendoi se “terroristët takfirë” një term i përdorur nga Teherani për militantët myslimanë sunitë, sikurse anëtarët e IS-it ishin përgjegjës.

Mes viktimave janë dy fëmijë dhe një grua e. Presidenti iranian, Ebrahim Raisi, u zotua për përgjigje të shpejtë dhe të vendosur ndaj sulmit.“Ky krim nuk do të kalojë pa u ndëshkuar dhe forcat e sigurisë do t’iu përgjigjen atyre që kanë planifikuar dhe kryer sulmin”, tha Raisi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit