Sulmi në qendrën tregtare në Sidnei, autoritetet: Shënjestra e agresorit ishin gratë

Sulmi në qendrën tregtare në Sidnei, autoritetet:…

Policia në Australi njoftoi se agresori që vrau gjashtë persona në një sulm me thikë në një qendër tregtare në Sidnei, kishte në shënjestër drejtpërdrejt gratë.

Joel Cauchi, 40 vjeç, u qëllua për vdekje nga policia pasi sulmoi ata që e rrethonin me një thikë të madhe dhe vrau gjashtë persona, pesë gra dhe një burrë. Disa persona, duke përfshirë një foshnjë, u plagosën gjithashtu nga incidenti.

Zyrtarët e policisë thanë në një deklaratë për kanalin ABC News të Australisë se Cauchi u përqendrua te gratë në sulm. Sipas autoriteteve vrasësi kishte probleme të shëndetit mendor dhe u qëllua për vdekje nga një oficere policie të shtunën.

Ai ishte i njohur për policinë, por kurrë nuk ishte arrestuar apo akuzuar në shtetin e tij të lindjes, Queensland. Për herë të parë u diagnostikua me një sëmundje mendore në moshën 17-vjeçare, tha Policia e Queensland.

Qendra tregtare Westfield, ku ndodhi sulmi, është një nga qendrat tregtare më të mëdha dhe më të njohura në vend, dhe ndodhet në një zonë shumë të frekuentuar. Flamujt në të gjithë vendin do të jenë në gjysmështizë këtë të hënë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit