Sulmi rus në Ukrainë, Franca rrit forcat e saj në krahun lindor të NATO-s

Sulmi rus në Ukrainë, Franca rrit forcat…

Franca thotë se do të përforcojë praninë e saj ushtarake në krahun lindor të NATO-s në javët e ardhshme me trupa shtesë, tanke dhe armë.

Kjo vjen pasi Rusia përshkallëzoi luftën e saj në Ukrainë këtë javë me sulme masive raketore në të gjithë vendin.

Shkak është edhe njoftimi nga Presidenti Macron javën e kaluar për një fond prej 100 milionë eurosh për armët për Ukrainën.

“Duke pasur parasysh situatën në krahun lindor të NATO-s, në funksion të dhunës së luftimeve në Ukrainë, në këtë luftë të udhëhequr nga Federata Ruse, Presidenti i Republikës ka vendosur të ngrejë pozicionin tonë mbrojtës në krahun lindor të Evropë”, tha ministri francez i Mbrojtjes Sebastien Lecornu në një seancë dëgjimore të Komisionit të Mbrojtjes së Senatit.

Parisi, i cili është vendi kuadër i një misioni të NATO-s në Rumani, aktualisht ka 350 ushtarë francezë, si dhe belgë dhe holandezë.

Planifikon të vendosë një duzinë automjetesh të blinduara këmbësorie (VBCI) dhe një duzinë tanke Leclerc në vend në periudhën e ardhshme, shkruan EuroNews.

“Kjo do të thotë se Parisi po dyfishon forcat e tij në zonë në nëntor, tha një ushtarak. Ministri i Mbrojtjes tha së fundmi se Franca mund të rrisë më tej burimet e saj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit