Sulmi terrorist në Banjskë, INTERPOL lëshon urdhër arrest ndërkombëtar për autorët

Sulmi terrorist në Banjskë, INTERPOL lëshon urdhër…

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, njoftoi se INTERPOL ka lëshuar urdhër arrest ndërkombëtar për terroristët e dyshuar të sulmit në Banjskë.

“Ky është një hap i rëndësishëm dhe si i tillë ka efektin e plotë atëherë kur Serbia e cila është duke strehuar dhe akomoduar këta terroristë, i dorëzon tek autoritetet tona për t’u përgjigjur para drejtësisë.

Llogaridhënia për organizimin dhe realizimin e sulmit terrorist të 24 shtatorit ku mbeti i vrarë Rreshter Afrim Bunjaku është e domosdoshme. Ndëshkimi për urdhërdhënësit, organizatorët dhe ekzekutuesit e këtij sulmi duhet të ndodhë sa më parë, si garancë e mos përsëritjes së akteve të ngjajshme terroriste”, thuhet në njoftimin e Zveçlës.

Si pasojë e sulmit në veri të Kosovës u vra polici Afrim Bunjaku, gjatë shkëmbimit të zjarrit mes uniformave blu dhe terroristët.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit