Sulmi terrorist nga ushtarët serbë, Kosova humbi 20 milionë euro

Sulmi terrorist nga ushtarët serbë, Kosova humbi…

Tensionet në veri të Kosovës, i kanë kushtuar kësaj të fundit 20 milionë euro humbje të qarkullimit të brendshëm.

Në këto përfundime ka arritur Aleanca Kosovare e Bizneseve, e cila ka publikuar një analizë një javore me titull “7 ditë pas sulmit në veri dhe ndikimi në ekonominë e Kosovës”.
“Friksojë qytetarët dhe investitorët e huaj. Konsumi i përgjithshëm ra deri në 4%. Bizneset ulën aktivitetin deri në 10%. Vizita turistike e familjare ranë deri në 50%. Shitja në sektorin e patundëshmërisë: banesave e lokaleve ra në 50%. Pagesa e ratave të banesave të blera ra mbi 40%. Interesimi për investime të huaja në Kosovë ra në 0% gjatë Javës 24-30 shtator’, thuhet në analizë.

Sipas Kryetarit të AKB-së, Agim Shahini Kosova ishte humbësi më i madh ekonomik javën e kaluar dhe përfituesi më i madh politik e diplomatik që pas luftës në Kosovë. Në analizë, mori pjesë edhe njohësi i ekonomisë, Mustafë Kadriaj, i cili tha se qëllimi i vetëm i Serbisë është të dëmtojë ekonomikisht Kosovën.

“Është shumë e nevojshme që të vlerësohet ekonomikisht situata. Interesat politike kanë pluset dhe minuset e tyre, por në një kohë afatgjatë po dëmtohet interesi ekonomi. Që nga pas lufta, ekonomia ka mbetur nën hije. Edhe Serbia e ka këtë qëllim, që ta dëmtojë Kosovën ekonomikisht”.

Ndonëse ka kaluar më shumë se një javë nga sulmi i 24 shtatorit, Policia ende po kryen hetime në Banjskë të Zveçanit. Si pasojë e sulmit terrorist mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku ndërsa gjatë përleshjeve me policinë u vrarë edhe tre sulmues.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit