Sulmohen shtëpitë e senatorëve republikan në SHBA: Mitch po vret të varfrit

Sulmohen shtëpitë e senatorëve republikan në SHBA:…
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja të cilat kanë shkruar se disa protestues kanë vandalizuar shtëpinë e Kreut republikan të Senatit, Mitch McConnell dhe Kryetarës demokrate të Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi.
Featured image of article: “Ku janë paratë e mia”/ Sulmohen shtëpitë e senatorëve republikan në SHBA: Mitch po vret të varfrit

Shtëpitë e senatorëve në SHBA janë sulmuar ditën e djeshme. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja të cilat kanë shkruar se disa protestues kanë vandalizuar shtëpinë e Kreut republikan të Senatit, Mitch McConnell dhe Kryetares demokrate të Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi.

Këto sulme kanë ardhur për shkak të një debati mes tyre për një ndihmë tjetër për të përballuar Covid-19. Disa nga parrullat e shkruara në derën e shtëpive të tyre ishin “Ku janë paratë e mia” dhe “Mitch po vret të varfërit”.  Gjithashtu para shtëpive të tyre janë lënë edhe një kokë dërri dhe gjakë i rremë.

Ky zemërim i njerëzve ka ardhur pasi një paketë ndihmash prej 900 miliardë dollarësh që u miratua nga demokratët, ndërkohë që në lidhje me këtë paketë republikanët nuk e miratuan.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit