Sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad, Trump: Irani ta mendoje mirë!

Sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad, Trump: Irani…

Të dielën të 19 Dhjetorit , Ambasada Amerikane në Bagdat u sulmua nga disa raketa. Për këtë akt ka reaguar edhe presidenit i SHBA-së, Donald Trump npëprmjet një postimi në rrjete sociale, ku bën përgjegjës Iranin për sulmin.

Në një postim në profilin e tij në Facebook, Trump thotë se Irani duhet t’i mendojë mirë përgjegjësitë para se të kryejë veprime të tilla. “Nëse një amerikan vritet, unë do ta konsideroj Iranin përgjegjës. Mendojeni mirë”- shkruan Trump.

Postimi i plotë i Trump:

Ambasada jonë në Bagdad u godit të Dielën nga disa raketa. Tre raketa nuk arritën të lëshohen. Merrni me mend se nga ishin: IRANI. Tani dëgjojmë biseda sulmesh shtesë kundër amerikanëve në Irak … Disa këshilla miqësore shëndetësore për Iranin: Nëse një amerikan vritet, unë do ta konsideroj Iranin përgjegjës. Mendojeni mirë./FAX NEWS

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit