
Kisha ku prifti përdhunonte të miturën shqiptare, është sulmuar natën e kaluar.
Dyshohet se ngjarja është vepër e organizatave të majta. Në muret e kishës është hedhur bojë dhe janë shkruar parrulla kundër dhunimit të grave.
I gjithë opinioni grek është shprehur i shokuar duke kërkuar dënim maksimal të autorëve.
Ka qenë denoncimi i 16-vjeçares, e cila u ka thënë hetuesve se makthi i saj ka nisur që në moshën 13-vjeçare dhe ka zgjatur për gati 4 vite, deri në momentin që gjeti forcën të flasë për ngjarjen tragjike.



