Sulmohet me dy raketa Ambasada Amerikane

Sulmohet me dy raketa Ambasada Amerikane

Pas paralajmërimeve të forta per një sulm nga milicia e mbështetur nga Irani, gjate ditës së sotme, dy raketa kanë goditur Ambasadën Amerikane në zonën e Gjelbër të Bagdatit.

Sipas dailymail.com, një raketë u shkatërrua në ajër nga sistemi mbrojtës C-RAM nga forcat amerikane, ndërsa tjetra u ul pranë zonës së Sheshit të Festimeve të Madhe. Të dyja raketat ranë pranë bazës Union III, ku ndodhet një koalicion i udhëhequr nga SHBA me forcat irakiane që kundërshtojnë ISIS. Ndërkohë që deri më tani nuk raportohet për viktima.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit