Kosovë | Sulmohet me kallashnikov autobusi i shkollës, vdes shoferi dhe dy nxënës

Kosovë | Sulmohet me kallashnikov autobusi i…

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Kosovë mbrëmjen e sotme. Një autobus me nxënës është qëlluar me kallashnikov në fshatin Gllogjan të Deçanit. Sipas medias vendase Express, i vdekur ka mbetur shoferi i autobusit dhe dy nxënës si dhe janë plagosur dy persona. Ende nuk dihet cila ka qene arsyeja, por një ngjarje tepër tragjike tronditi mbrëmjen e sotme qytetin e Deçanit.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikqi:

Dyshohet se ka te shtena me arme zjarri ne drejtim te nje autobusi me nxenes, prokurorja kujdestare eshte nisur ne drejtim te vendit te ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit