Sulmoi me thikë çiklistin që shpërndante ushqim vetëm sepse ishte aziatik, policia vihet në kërkim të agresorit

Sulmoi me thikë çiklistin që shpërndante ushqim…

Një burrë me prejardhje nga Azia, i cili po shpërndante ushqim me biçikletë në Nju Jork, është therur në shpinë nga një çiklist tjetër përderisa të dy ishin në lëvizje. Policia po e heton rastin si krim i urrejtjes.

Personi që u ther u rrëzua në tokë, por e vazhdoi punën për ta dërguan ushqimin në vendin e kërkuar. Ai e mori vesh se ka plagë nga thika vetëm pasi u kthye në restorant, shkruan Independent.

Burri aziatik, identiteti i të cilit nuk është publikuar, u sulmua të dielën në mbrëmje, përderisa po dërgonte një porosi ushqimi në Brooklyn.
Sulmuesi i afrohet nga prapa dhe e pyet “Çfarë ndodhi”. Kur viktima kthehet për të shikuar, sulmuesi me thikë në dorë e ther në shpinë, duke e rrëzuar në tokë gjatë veprimit, siç shihet në videon e publikuar nga Policia e Nju Jorkut.

Personi që u ther me thikë është dërguar në spital, ku po trajtohet për plagën. Raportohet se ai është jashtë rrezikut për jetë. Menaxheri i restorantit ku punon personi që u ther me thikë tha se punëtori i tij është i frikësuar dhe dëshiron që policia ta gjejë sulmuesin sa më shpejt.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit