Sulmoi seksualisht dy vajza, arrestohet futbollisti spanjoll

Sulmoi seksualisht dy vajza, arrestohet futbollisti spanjoll

Lojtari i Valencias Rafa Mir, ka rënë në pranga nga policia spanjolle pasi dyshohet se ka sulmuar dy vajza. Sipas raportmeve në Spanjë mësohet se futbollisti akuzohet për një sulm seksual ndaj dy vajzave në banesën e tij në orët e vona të së shtunës, ndërsa ishte i shoqëruar dhe me një person tjetër kur ndodhi ngjarja dhe për pasojë ka rënë edhe ai në pranga. Lojtari 27 -vjeçar në një deklaratë të bërë e konfirmoi arrestimin por nuk dha shumë deklarime sepse ishte në pritje të asaj që do vendos drejtësia.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit