Gjykata e Apelit te Posaçëm lë në fuqi vendimin e GJKKO, duke lënë në burg pa afat shettasit Zambak Gjoni dhe Arnold Rrokaj, të arrestuar për sulmin kibernetik ndaj SPAK.
Hakërimi ndaj emaile-ve të tre prokurorëve të Posaçëm ndodhi më 12 mars.
Sipas SPAK, hakerët nuk kanë mundur të depërtojnë në sistemin e brendshëm të IT- që sipas tyre mbetet i pacënuar, por kanë arritur që të marrin të dhënat nga adresat e emaile-ve të disa prokurorëve, por s’ka rrjedhje të dosjeve hetimore. Hakerët kanë tentuar që të ndërhyjnë edhe në emailin e kryeprokurorit Altin Dumani, por sipas SPAK nuk kanë pasur sukses falë masave të sigurisë.
SPAK ka njoftuar se arrestimi i tyre është bërë brenda 24 orësh nga ndërhyrja për hakerimin e emialieve të prokurorëve, edhe pse për vendosjen e tyre nuk ka pasur asnjë informacion për mediat.
Prokuroria e Posaçme sqaroi se pas arrestimit të tyre kanë mundur edhe të sekuestrojnë pajisjet e përdorura për të realizuar ndërhyrjen si edhe skedarët e shkarkuar.
Të dy këta persona i kanë shpërndarë dokumentet që kanë arritur të marrin në persona të tjerë, të cilët dyshohet se janë dy gazetarë, ish-kreu i burgjeve, Agim Ismaili, si dhe Dritan Palnikaj, aktualisht sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Bujqësisë.
SPAK tha se prokurori i çështjes Bledar Maksuti i ka urdhëruar të gjithë ata që kanë rënë në kontakt me dokumentet që të mos i publikojnë, ndërsa janë marrë persona të tjerë në pyetje.