Sulmuesi brazilian pa asnjë paraqitje si profesionist, firmos klauzolën 50 milionë euro

Sulmuesi brazilian pa asnjë paraqitje si profesionist,…

Ka mbushur prej pak kohësh 16 vjec, nuk ka debutuar ende në skuadrën e parë, por ka një klauzolë zgjidhëse të kontratës prej 300 milionë reais, rreth 50 milionë euro. Është Matheus Nascimento, sulmuesi i datëlindjes 2004 të Botafogo, që sapo ka firmosur kontratën e tij të parë si profesionist, duke u lidhur me klubin e Rios deri në 2023. Në rrugëtimin e tij me moshat ka shënuar dicka të tillë si 150 gola e tani, në Alvinegro, të gjithë urojnë se mund të përsëritet mes të mëdhenjve.

Nascimento ka fituar një Sudamericano Under 15 me Seleçao, duke i tërhequr të tijtë tek triumfi falë 4 golave e shumë veprimeve spektakolare. Është një djathtosh natyral, por di të luajë me të dy këmbët, duke e bërë që të luajë në gjithë frontin pa i dhënë pika referimi kundërshtarëve, si i kërkohet tashmë sulmuesve modernë.

Në Brazil ka shumë popullaritet, jo vetëm për talentin e tij, por edhe look-un e vecantë me flokët në stilin e viteve ’70. Botafogo ka besuar shumë tek ai që kur ishte 11 vjec e tani pret me besim shpërthimin e tij përfundimtar. Sapo të rifillojë futbolli në Brazil, Nascimento do të nisë stërvitjen me skuadrën e parë nën urdhërat e teknikut Paulo Autuori.

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit