Super-bisha 300 mijë dollarëshe, ky Benz GLS do ju lërë pa gjumë natën!

Super-bisha 300 mijë dollarëshe, ky Benz GLS…

Mercedes-Maybach GLS 600 sjell konceptin e luksit dhe komoditetit. Çmimi kap shifra të ndryshme në zona të ndryshme, ndërsa është makina më e shtrenjtë. I ndihmuar nga një motor me 48-volt, kjo makinë me 4.0 litra prodhon 550 kuaj fuqi, duke i mundësuar që shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë ta zë për 4.8 sekonda, derisa shpejtësinë maksimale e ka të kufizuar në 200 kilometra në orë, gjë që nuk është aspak keq për një SUV me 2.5 metra, që ka karrige që ofrojnë masazh si dhe sistem audio që bllokon çdo zhurmë që mund të vijë nga pjesa e jashtme.

Megjithëse këto specifika nuk duket se i kalojnë ato të Bentley Bentayga, niveli i luksit që është në këtë makinë, është ngritur shumë lartë dhe vështirë se mund të krahasohet me ndonjë tjetër. Dizajni modern i pjesës së jashtme dhe brendësisë, me linja shumë të mprehta që kanë përfundime të kujdesshme, bëjnë që ky SUV të jetë i ngjashëm me një limuzinë. Versioni i Maybach GLS është i ndarë në GLS 480 GLS 600 Surveus dhe GLS 600 është një nga tre modele, ku çmimi udhëzues është 15.88 milion, 21.58 milion, përkatësisht, 2.738,000, teksa në Shqipëri do të shitet për vetëm 358,300$.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit