Super festa që Tuna organizoi për gjininë e bebit

Super festa që Tuna organizoi për gjininë…

Këngëtarja e njohur Tuna e mbajti të fshehtë shtatzëninë për plot 9 muaj.

Vetëm kur vogëlushi Zen erdhi në jetë, ajo e ndau lajmin e ëmbël dhe me publikun.

Së fundmi, Tuna është kthyer pas në kohë dhe ka publikuar në rrjete sociale videon kur kanë zbuluar gjininë e fëmijës.

Shihet se ajo ka organizuar një festë gjigante me njerëzit e saj të afërt.

Gjininë e bebit e ka zbuluar me anë të një avioni, i cili ka lëshuar tym ngjyrë blu gjatë nisjes.

Këngëtarja shfaqet pranë të birit, Tianit dhe të dy duken shumë të lumtur.

Patris Berisha nuk shihet askund në videon e Tunës dhe kjo ka nxitur komente në rrjet.

VIDEO

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit