Super koncert në Zelandën e Re! Vesa Luma dhe Big Basta bëjnë bashkë shqiptarët

Super koncert në Zelandën e Re! Vesa…

Vesa Luma dhe Big Basta janë padyshim një ndër çiftet më të pëlqyer nga publiku shqiptar, të cilët prej vitesh janë zhvendosur në Zelandën e Re.

Së fundmi, ata kanë bashkuar të gjithë shqiptarët e ndodhur atje dhe kanë mbajtur një super koncert.

Vesa ka publikuar në rrjete sociale foto dhe video, ku shihet se e kanë ndezur atmosferën duke kënduar shqip.

”Nata e kaluar ishte e mrekullueshme! Faleminderit shqiptarët e mi, ia dolëm edhe në fund të botës! Nata e pare ever e cila i mbledhi te gjithe shqipfolsit ne Zelande! S’mund të isha më krenare”, ka shkruar ajo.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit