Superiorja/ Kukësi mund Tiranën dhe rihap kampionatin. Partizani barazon me Bylisin

Superiorja/ Kukësi mund Tiranën dhe rihap kampionatin.…

Kukësi ka triumfuar me rezultatin 1-2 ndaj Tiranës në supersfidën e vlefshme për javën e 32-të të Kategorisë Superiore. Një fitore kjo që rihap kampionatin 4 jave para fundit, duke ngushtuar diferencën në 6 pikë.

Verilindorët e Orges Shehit, e kanë dominuar këtë sfidë, duke e merituar plotësisht suksesin. Kuper dhe Ethemi ishin autorët e golave për Kukësin, ndërkohë që Majkëll Ngo realizoi në sekondat e fundit të ndeshjes.

Gol ky që vlen sa për statistikë. Kujtojmë që në sfidën e radhës Tirana do të përballet ndaj Partizanit, në derbin e kryeqytetit, ndërkohë që Kukësi do të presë Teutën në shtëpi.

Bylis – Partizani

Është mbyllur në barazim 1-1 ndeshja mes Bylisit dhe Partizanit në stadiumin “Adush Muça”.

Ndeshja nisi shumë mirë për vendasit, të cilët që në fillim kishin disa raste për shënim dhe dukeshin më kërkues.

Duhet të vinte minuta e 18’, kur Edison Ndreca shënoi një supergol nga goditja e dënimit duke i dhënë avantazhin ekipit të tij, rezultat me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë. E dyta foli e gjitha për Partizanin, që dominoi duke kërkuar me ngulm golin.

Pikërisht atë e gjeti në minutën e 70’ me Braun, i cili shënoi pas një krosimi të marrë nga Trashi. Edhe pas kësaj rastet ishin të shumta, por asnjëra skuadër nuk ia doli të shënojë.

Me këtë barazim, Partizani shkon në vendin e 5-të me 48 pikë, ndësa Bylisi në vendin e 7-të me 44 pikë.

/GazetaAtdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit