Superiorja/ Pas titullit ndahen edhe “trofetë” e tjerë

Superiorja/ Pas titullit ndahen edhe “trofetë” e…

Partizani, kampion në fuqi, nuk do të mund të luajë sezonin e ardhshëm në kualifikueset e Europa League. Në përfundim të ndeshjeve të së premtes, që përbënin edhe javën e parafundit të Kategorisë Superiore, të kuqve nuk u bëri punë fitorja 3-0 ndaj Vllaznisë.

Do të jetë Laçi, skuadra e katërt shqiptare që do të marrë pjesë në kompeticionet europiane, pas Tiranës dhe Kukësit, pasi mundi pikërisht bardheblutë e saposhpallur kampion me rezultatin 3-1. Përveç tyre, edhe Teuta do të luajë në Europë, pasi është finaliste e Kupës.

Ndërkohë, Bylis, që në një fazë të kampionatit ishte kryesuese e renditjes dhe shpresonte në një mrekulli, siguroi matematikisht mbijetesën pas fitores 2-0 ndaj Luftëtarit. Rezultatet e ditës lanë Vllazninë në vend tetë në renditje, që do të thotë playout për të mos rënë nga kategoria.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit