Superkompjuteri bën parashikimin e Europianit/ Anglia shkon në finale, por trofeun e fiton...

Superkompjuteri bën parashikimin e Europianit/ Anglia shkon…

Kampionati Europian ka hyrë në fazën finale, ku ditën e sotme do të luhen dy sfidat e para të 1/8-ave.

Por kush do ta fitojë trofeun në Kontinentin e Vjetër? Superkompjuteri i “Bettingexpert” ka bërë parashikimin, ku në finale do të përballen Anglia me Francën.

Parashikimi i bërë së fundmi, nxjerr si fitues të kompeticionit Francën. Superkompjuteri sheh kampionët e botës në finalen e madhe të 11 korrikut, së bashku me skuadrën e Sauthgejtit dhe në fund parashikohet të fitojnë trofeun.

Superkompjuteri ka bërë edhe parashikimin për fazën e 1/8-ve, ku ka dhënë këto rezultate:

Itali vs Austri – Italia fiton

Belgjika vs Portugalia – Belgjika fiton

Francë vs Zvicër – Franca fiton

Kroacia vs Spanja – Spanja fiton

Suedi vs Ukrainë – Suedia fiton

Angli vs Gjermani – Angli fiton

Holanda vs Republika Çeke – Holanda fiton

Uells vs Danimarkë – Danimarka fiton

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit